Dua Lipa mund të bëhet miliardere dhe kjo falë babait të saj
Autori: Gazeta inFokus
11:30 | 08 November 2023
Dua Lipa mund të bëhet ylli më i pasur britanik i muzikës pop, pas ndërprerjes së kontratës së saj me ish-kompaninë e saj menaxhuese. Dhe gjithë meritat për këtë lëvizje të zgjuar i takojnë babait të saj, Dukagjinit.
Babë e bijë nuk dinë të jenë yje vetëm në muzikë, por edhe në biznes. 28-vjeçarja ka blerë të drejtat për katalogun e saj të publikimit dhe ka bërë një lëvizje të re biznesi.
Zyrtarisht tani Dua ka nisur të punojë me Dukagjinin dhe mund të jetë në rrugën e duhur për t’u ‘bërë miliardere’, shkruan DailyMail.
Ata kanë krijuar një kompani, të quajtur ‘Radical 22 Publishing Limited’, për të ndihmuar në menaxhimin e të gjitha aseteve të saj komerciale vetëm disa ditë pasi ajo njoftoi se kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me ish-kompaninë e saj të menaxhimit TaP Music.
Një burim i tha tabloidit britanik The Sun: “Dua dëshiron të rimarrë kontrollin e karrierës së saj dhe Dugi është shumë praktik. Ai ndjeu sikur ajo po jepte një përqindje shumë të lartë të të ardhurave të saj dhe pasi u bë menaxheri i saj, ai ndjeu se hapi tjetër logjik ishte të hynte si një partner zyrtar biznesi”.
Ndërsa disa në industri po e krahasojnë marrëdhënien e saj dhe të babait të saj me atë midis Taylor Swift dhe Scooter Braun, burimi siguroi se megjithëse i vendosur, Dugi do t’i japë përparësi interesave më të mira të vajzës së tij.
Duke diskutuar strategjinë e re të Duas për t’u siguruar që ajo të zotërojë të drejtat e këngëve të saj, burimi shpjegoi: “Në thelb, ky veprim ka gjithashtu jehonë të Taylor Swift – një yll i madh femër pop që rishkruan narrativën dhe fiton para sipas kushteve të saj. Deri në moshën 40-vjeçare, Dua mund të jetë miliardere”.
Këtë javë Dua u rendit së bashku me Harry Styles dhe Ed Sheeran si yjet britanikë që së bashku kontribuan në eksportin e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar me katër miliardë funte në vitin 2022.
Dhe ndërsa marrëveshja e saj e mëparshme me kompaninë TaP bënte që të jepte rreth 20 për qind të të ardhurave të saj, tani me ndihmën e babait të saj ajo do të jetë në gjendje të mbajë gjithçka që fiton.

T� tjera
-
Aprovohet kërkesa e “Trepçës”, Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicë të Veriut
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” pë...
-
Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë...
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...

































