Rozë

Dua Lipa kërkon votën për MTV EMA

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 04 October 2017

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka kërkuar votën e fansave të saj në nominimet për çmimet e sivjetme MTV EMA 2017.

Lipa, që sivjet lansoi albumin e saj të parë “Dua Lipa”, është e nominuar në tri kategori për çmimet prestigjioze, ceremoninë e së cilës sivjet do ta udhëheqë këngëtarja shqiptare Rita Ora.

Lipa është e nominuar në kategorinë për “Artistja më e mirë e re”, “Vepra më e mirë në Britani dhe Irlandë” si dhe për “Dukjen më të mirë”, në të cilën kategori do të rivalizohet edhe nga Rita Ora.

-Advertisement-

Në Instagram, këngëtarja ka kërkuar votën nga fansat e saj për kategorinë për “Artisten më të mirë të re” dhe për “Këngën më të mirë në Britani të Madhe e Irlandë”, ndërsa për “Dukja më e mirë” votimi do të hapet më vonë.

“Jam e nominuar në tri kategori për MTV EMA! Ju mund të votoni këtu për “Artisten më të mirë të re”:http://www.mtvema.com/artists/wysoyh/dua-lipa

+ për këngën më të mirë në Britani të Madhe dhe Irlandë:http://www.mtvema.com/en-gb/vote#best-uk-ireland-act

Si dhe për ‘Dukjen më të mirë’ votimi do të hapet së shpejti!”, ka shkruar ajo.
Ceremonia për ndarjen e çmimeve MTV EMA do të mbahet më 12 nëntor në Londër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera