Këto kërcënime vijnë nga fansat e Taylor Swift dhe jo më kot. Në një intervistë Dua është pyetur se cili këngëtar i pëlqen më shumë, Taylor Swift apo Kante West dhe ajo ka zgjedhur këtë të fundit. Rikujtojmë se në vitin 2009 Swift dhe West kanë pasur një debat me njëri-tjetrin dhe ky sherr ka vazhduar ndër vite. Madje ata vazhdojnë “sulmet” kundrejt njëri-tjetrit edhe nëpërmjet teksteve të këngëve të tyre. Por, pas kërcënimeve Dua ka shpjeguar çdo gjë në një intervistë.
“Unë kam folur për muzikën e tyre, jo për ata si njerëz. Taylor Swift është e mahnitshme por unë jam fanse e Hip Hop-it dhe për këtë arsye zgjodha Kante West. Fansat e këngëtares më dërgonin mesazhe të ndryshme duke nënkuptuar: “Ju do të vdisni”.