Rozë

Dua Lipa flet për luftën në Kosovë: Miqtë kanë humbur anëtarë të familjes, iu dogjën shtëpitë

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 23 April 2024

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka folur për pasojat që ka lënë lufta në Kosovë tek ajo.

Ndërsa ishte duke treguar për karrierën muzikore për Elle US, ylli i popit foli gjithashtu edhe për luftën në Kosovë, ku tha se shumë prej miqve të saj kanë humbur familjarët e tyre.

“Kam dëgjuar përjetime nga miqtë në Kosovë që kanë humbur anëtarë të familjes. Shtëpitë e djegura. I pashë ata. Kur ke komunikim të drejtpërdrejt me njerëz që e kanë përjetuar luftën, kjo hap një botë krejtësisht të re dhe kjo ndodhi ngjashëm edhe për mua.

-Advertisement-

Ndihem shumë afër (për ata që vuajnë) ndaj padrejtësive në botë, apo ndaj pabarazive. Qoftë luftë apo diçka tjetër, të gjithë kanë eksperienca të ndryshme. Ka të bëjë me mbështetjen dhe të mësuarit së bashku”, tha Dua.

Familja e Dua Lipës u kthye nga Britania në Kosovë kur ajo ishte 11 vjeçe. Ajo u zhvendos përsëri në Londër në moshën 15 vjeçare, për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera