Rozë

Dua Lipa flet pasi mori nënshtetësinë shqiptare: Ndihem shumë krenare (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 28 November 2022

Një ditë më parë këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Ylli i muzikës botërore u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh.

Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm“, tha Dua Lipa.

-Advertisement-

Por jo vetëm kaq, pasi artistja e famshme ka bërë edhe një postim në profilet e saj në rrjetet sociale, ku shprehet ‘krenare’.

“Faleminderit President Bajram Begaj dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj për këtë nderim – mora shtetësinë time shqiptare!! Faleminderit, po ndihem shumë krenare”, ka shkruar Dua bashkëngjitur me disa fotografi.

Më herët, Dua u mirëprit nga presidenti e Republikës Bajram Begaj, i cili vlerësoi thjeshtësinë e saj.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa.

Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Begaj.

Kujtojmë që Dua Lipa ndodhet në kryeqytet me rastin e festave të nëntorit. Ajo do të mbajë edhe një koncert falas për të gjithë fansat e saj.

Shqiptarja me famë botërore, e cila do të përmbyllë turneun e saj “Future Nostalgia” në tokën shqiptare, ka bërë me dije se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej” ditën e Flamurit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera