Droni mbi stadiumin e Begradit kthehet në film
Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 09 October 2017
“Droni” i famshëm i ngritur mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë në tetor të vitit 2014, tashmë është kthyer në një dokumentar.
Një bashkëprodhim mes dy regjisorëve shqiptaro-amerikanë dhe një regjisori e producenti amerikan, respektivisht Kreshnik Jonuzi e Luftar Von Rama dhe Charlie Askew, pritet të ketë premierën e tij në Varshavë të Polonisë, e në qendër të tij do të jenë ngjarjet dramatike të ndodhura në njërën prej ndalesave të udhëtimit europian të Shqipërisë, me destinacionin përfundimtar “Euro 2016” në Francë, shkruan TCH.
Në një rrëfim për “BIRN”, Jonuzi shprehet se bashkëprodhuesit mendojnë se futbollistët kuqezi përfaqësonin diçka më shumë sesa thjesht të qenit profesionistë në futboll, ndaj dhe donin ta ndanin këtë mesazh me audiencën që do të ketë filmi i tyre.
“Ata ndienin nevojën për të përmbushur fatin e paraardhësve të tyre, në mënyrë që t’u tregonin të gjithëve se çfarë mund të arrinin shqiptarët nëse janë të bashkuar. Ekipi im dhe unë kemi parë pikërisht këtë gjë në atë histori, që prej fillimit të saj”, thotë Jonuzi.
Filmi ishte titulluar fillimisht “Betejë në Ballkan”, por gjithçka u ndryshua pas ngjarjeve të tetorit të vitit 2014, kur ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Serbisë u përballën me njëra-tjetrën në stadiumin e Partizanit të Beogradit, në atë që ishte thjesht një ndeshje kualifikuese për në Europian.
Ndeshja u përfshi nga kaosi, kur një dron që mbante një skicim të Shqipërisë së Madhe fluturoi mbi fushën e blertë, duke irrituar tifozët e pranishëm serbë dhe futbollistët e kombëtares serbe. Pas kësaj ngjarjeje, Jonuzi thotë se vendosën t’ia ndryshonin titullin filmit, në “Triumf”, në homazh të ndjenjave që ngjalli ai episod kontrovers.
“Ishte një moment triumfues, jo aq rreth fitores apo humbjes së një takimi, por më shumë një triumf i brendshëm. Secili prej atyre djemve në fushë kishin faktorët e tyre motivues, por njëri prej tyre ishte ndjenja për të triumfuar”, shpjegon Jonuzi.
Sa i përket punës mbi këtë dokumentar, regjisori shqiptaro-amerikan Jonuzi tha se “ishte si të ndërtoje diçka në një avion në lëvizje”.
“Ty të vjen një ide dhe nis planet për të ardhmen, por kurrë nuk e di se ku do të përfundosh”, deklaron Jonuzi.
Shfaqja e atij droni në stadium dhe incidentet që pasuan, u kthyen në një goditje globale për audiencën e gjerë botërore joshqiptare.
“Për ne, droni ishte thjesht mjeti. Historia e vërtetë ishin ata lojtarë dhe motivimi i tyre: shkaku se përse ata kujdesen kaq shumë rreth të qenit shqiptarë. Pikërisht këtë tentuam të eksploronim. Kur ndodhi ajo që pamë të gjithë, ishte si një moment euforik për mua personalisht. Atë natë ne (së bashku me Luftar Von Ramën) nisëm të shkruanim historinë tonë dhe nuk i jemi kthyer pas që prej atëherë”, vijon rrëfimin Jonuzi.
Dokumentari 88-minutësh, që përfshin intervista dhe momente speciale mbi futbollistët e kombëtares shqiptare, është krijuar me një buxhet tejet të ulët dhe falë donacioneve të disa komuniteteve të vogla në Amerikë. “Triumfi” do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit të Varshavës, nga 19-21 tetori.
Të tjera
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...