Lajme

Dronë, helikopterë e qindra policë në kërkim të personit që vrạu policin serb, autori dyshohet të jetë Artan Hajrizi

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 18 July 2024

Rretj orës 00:55, në Lloznicë të Serbisë një polic serb mbeti i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Autori dyshohet të jetë Artan Hajrizi, vëllau i Faton Hajrizit, të arratisurit nga burgu i Smrekonicës, shkruan Gazeta Infokus.

Dyshimet se Artan Hajrizi mund ta ketë kryer këtë vrasje u ngritën pasi në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin e tij, si dhe një dokument gjerman.

-Advertisement-

Nga ajo që janë duke raportuar mediat serbe, Artan Hajrizi dyshohet të ketë qenë duke lëvizur me një automjet të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë dhe bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër.

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, pasi policia e ka ndaluar këtë veturë për kontroll, njëri nga dy personat ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policor.

Polici Nikolla Kërsmanoviq është qëlluar në gjoks, duke mos arritur që t’u mbijetoj plagëve, kurse zyrtari tjetër Iliq Vjekosllav është qëluar në shpatull.

Në aksionin për kapjen e Artan Hajrizit dhe të dyshuarit tjetër janë përfshirë qindra policë serbë, dronë e helikopterë. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera