Lajme

Drogë në vlerë afro 100 mijë euro, këta janë emrat e tre të arrestuarve në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 19 April 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë për arrestimin e tre personave, dy meshkuj dhe një femër të dyshuar për trafikim me narkotik dhe armëmbajtje pa leje. Vlera e drogës së kapur është afron 100 mijë euro.

Gazeta Insajderi ka mësuar se të arrestuarit janë Labinot Zeneli, Vjendita Mehmeti dhe Fikret Rama.

Nga ky aksion janë sekuestruar: Dy paketime, dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 2350 gram. (në vlerë rreth 90000 euro), katër qese, dyshohet të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme 3696 gram. (në vlerë rreth 5500 euro).

-Advertisement-

Përveç substancës narkotike janë konfiskuar edhe një armë e gjatë AK 47 e modifikuar (në vlerë rreth 2000 euro), shtatë pistoleta (në vlerë rreth 14000 euro).

Si dhe para të gatshme 1645 euro e tri vetura, dy me targa të huaja dhe një me targa vendore, si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Policia ka njoftuar se kontrollet janë kryer në dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë.

Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera