Lajme

Drogë në makinë, pranga të riut nga Kruja

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 24 September 2017

Ditën e sotme policia ka vënë në pranga një 18-vjeçar pasi u kap me drogë në automjetin e tij.

Bëhet fjalë për Ernerdo H., 18 vjeç, banues në Nikël Krujë.

Policia ka njoftuar se ai u kap në zonën e Yzberishtit pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen”, i cili drejtohej nga ky PERSON janë gjendur 240 fara të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.

-Advertisement-

Gjithashtu bëhet e ditur se janë sekuestruart në cilësinë e provës materiale 240 fara të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, makina tip “Volksëagen”, 1 aparat celular.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të shtetasit Ernerdo H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera