Lajme

Drogë dhe armë në karburant, pranga biznesmenit dhe dy të tjerëve. Ja emrat

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 04 September 2017

Një sasi droge është gjetur nga policia në një aksion të zhvilluar në Korçë, ku është vënë në pranga pronari i një karburanti dhe dy persona të tjerë.

Gjatë operacionit antidrogë të  koduar “Intenerari” janë sekuestruar 8 kilogramë e 700  gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, disa granata ofensive luftarake dhe kapsolla detonatore.

Bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative Policia e Korçës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të:

-Advertisement-

• Andrea Kapurani, 35 vjeç,

• Petro Kapurani, 45 vjeç, (vëllezër) dhe

• Asllan Spahillari, 58 vjeç, të tre banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi  në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”, në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit Petro Kapurani, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar,  në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

6 (gjashtë) pako me peshë rreth 8,7 kg lëndë të dyshuar si  narkotike Cannabis Sativa.

4 granata luftarake ofensive si edhe

3 kapsolle detonatore.

Gjithashtu lidhur me këtë rast, po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të  ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Dosja në ngarkim të dy vëllezërve i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake”, si edhe për “Moskallëzim krimi” ndaj shtetasit tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera