Driton Latifi për gjuhën raciste të sllovakëve: Po përdorin parulla luftënxitëse
Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 24 July 2019
Analisti sportiv, Driton Latifi, për Gazetën inFokus ka thënë se parullat e tifozëve sllovak të ekspozuara në stadiumin e Bratislavës në duelin Slovan Bratislavës- Feronikeli, janë parulla raciste dhe luftënxitëse.
Përkundër paralajmërimeve nga FIFA, tifozët sllovak në Bratislavë nuk janë përmbajtur nga gjuha raciste dhe fyese për Kosovën, shkruan Gazeta inFokus.
“S‘ka tradhëti, nuk shitet kosmet as toka e shenjtë serbe”, është njëra nga parullat që shihet në stadium derisa po vazhdonte ndeshja.
Latifi ka vlerësuar se këto gjëra janë pjesë e një lufte seciale e Beogradit për të trazuar prezencën e sportistëve kosovarë.
“Këto gjëra janë pjesë e një lufte special, saduket edhe patetike, e Beogradit për të trazuar prezencën e sportistëve tanë kudo që janë, megjithatë mendoj se kjo nuk ka cka t’I shqetësoj futbollistët tanë”, ka thënë Latifi për Gazetën inFokus.
Sipas tij, përfaqësimi i Kosovës dhe identiteti që bartin sportistët kosovarë është përgjigja e tyre ndaj këtyre veprimeve të tifozëve sllovak.
“Përfaqësimi i shtetit dhe identiteti i Kosovës që bartin sportistët tanë është përgjigja më e mirë ndaj mendjeve luftënxitëse serbe që vazhdojnë të mohojnë realitetin e më shumë se 20 viteve të fundit. Shikuesit tanë duhet të jenë të kujdësshëm të mos bin pre e këtyre provokimeve në ndeshjen e kthimit se këtë e duan njerëzit e Beogradit”, shtoi ai.
Sa i përket aspektit sportiv, Latifi ka thënë se Feronikeli është paraqit mirë dhe ka mundësi të kualifikimit.
“ . . që do të ishte përgjigje më e mirë për të gjitha këto gjëra që po përjetojmë”, ka thënë ai.
Ndryshe, Feronikeli e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Europa Leagues nga Slovan Bratislava me rezultat 1:2.
Të tjera
-
Abdixhiku ia kujton Kurtit kur u premtonte policëve “sigurim jetësor e shëndetësor”: S’u bë as minimumi, ata meritojnë më mirë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kujtuar premtimin që kishte bërë Kryeministri...
-
PDK-ja nesër në 18:00 e mban Konventën për Bedri Hamzën kryeministër
Partia Demokratike e Kosovës do ta mbajë nesër Konventën “për Bedri Hamzën kr...
-
Përfituan më shumë se 1 milion nga fajdeja, policia jep detajet për aksionin e djeshëm në Prizren ku u arrestuan 6 veta
Policia e Kosovës sot ka dhënë detajet mbi operacionin që ka zhvilluar dje në...
-
Sindikalistët e shëndetësisë protestojnë më 14 nëntor
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se do të protes...
-
Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër bashkëluftëtarët më të zotë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroi...
-
Aksident në rrugën Kllokot – Viti, vdẹs pasagjeri
Ka vdekur pasagjeri i një automjeti i cili u aksidentua në aksin rrugor Kllok...
-
Qeveria aprovon mjetet për pagat dhe shtesat e Kamenicës dhe Vitisë
Është aprovuar ndarja e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve ...
-
Mbrojtja e Shalës do ta dorëzojë dosjen e apelit deri më 25 nëntor
Dhomat e Specializuara njoftojnë se mbrojtja e Pjetër Shalës do ta dorëzojë d...
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se i bëri policët për mjekë
Është arrestuar një person dje në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar tre zy...
-
BQK-ja mbetet e përkushtuar në edukim për financa
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në kuadër të Edukimit Financiar ...
-
Joe Biden vendos të kafshojë fëmijët gjatë festës së Halloween në Shtëpinë e Bardhë, merr kritika në rrjet/PAMJE
Një incident qesharak ka ndodhur gjatë festimeve të Halloweenit në Shtëpinë e...
-
Stresi dorëzohet në Policinë e Pejës
Arkimed Lushaj, reperi i njohur si Stresi është dorëzuar para pak minutash në...