Sport

Driton Kuka vazhdon ta sulmojë Qeverinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 06 September 2017

Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit, ka sulmuar serish Qeverinë e Kosovës për mos kujdesin ndaj Kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi.

Kuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria nuk i ka siguruar Majlinda Kelmendit sigurim shëndetësor, transmeton Express.

Ai ka thënë se Komiteti Olimpok dhe Ministria apo Departamenti i Sportit duhet të kenë përgjigje për shëndetin për këtë, pasi shëndeti është gjëja elementare e njeriut.

Ky është statusi i plotë i Driton Kukës:

-Advertisement-

Sportistët në Kosovë ende mbesin të vetmit sportistë në Botë që skan sigurime Shëndetësore në rast të lëndimit!

Përkujdesja për Sportist Kulminant zakonisht bie në supet e familjeve e ndoshta ndojherë edhe Federata apo klubet ndihmojnë,një Sportist dje u operua i sportit të Karates dhe sdi se si e ka ba zgjedhjen për Operim apo edhe tash kur i duhet rikuperimi profesional për tu kthyer në arena Sportive!

Kampionja Olimpike ka pësuar lëndim ne Botëror ka lënduar ligamentin dhe qe disa ditë është duke ba inqizime e ekzaminime por si gjithmonë pa përkujdesje shëndetësore në nivel shteti,po e lus Zotin që mos të ketë nevoj për operim se duhet paguar nga xhepi i saj apo i imi!!!

Shteti i Kosovës nuk ka Rezonancë magnetike apo është jashtë funksionit,operimet duhet ba me mjete private besa edhe rehabilitimi i shtrenjtë!

Po lypen rezultate prej Sportistëve e as Sigurim Shëndetësor skanë!

Kampionja Olimpike rezonancën e ka ba në një spital privat dhe e ka paguar e tash nese duhet të operohet duhet njejtë ose ajo ose treneri me ba pagesen!?

Komiteti Olimpik e Ministria apo Departmenti i Sportit a kanë përgjegje për Shëndetin që është gjëja elementare e njeriut!!!?

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera