Lajme

Dritan Abazoviq mandatohet për kryeministër të Malit të Zi

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 03 March 2022

Dritan Abazoviq edhe zyrtarisht është mandatuar për kryeministër të ri të Malit të Zi, shkruan Gazeta inFokus.

Ka qenë Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ai i cili propozoi liderin e Lëvizjes Qytetare URA për kryeministër të 43-të të këtij shteti.

“Përfaqësuesit e Lëvizjes URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur Qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti të mbajë një seancë dhe të vendosë për programin dhe përbërjen e Qeverisë me propozimin e mandatarit”, thuhet në deklaratën e Gjukanoviqit.

-Advertisement-

Ndryshe, javë më parë Kuvendi i Maqedonisë rrëzoi Qeverinë e Krivokapiqit, me nismën e Abazoviqit, i cili njëherësh ishte edhe zëvendës-kryeministër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera