Sport

Drita drejt titullit kampion, Intelektualët mobilizohen

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 14 April 2018

Drita aktualisht është e para në Superligë me vetëm tri pikë më shumë sesa Prishtina, e cila vlerësohet si një kandidate shumë serioze. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur për t’i zhvilluar edhe shtatë xhiro, shkruan infokusi.

Drita ndeshjen e radhës do ta zhvillojë si vendase kundër ekipit të fundit elitar, Vllaznisë së Pozheranit. Kështu që për këtë takim nuk është se i duhet kush e di sa ndihma e tifozëve, por këta të fundit janë mobilizuar për të shkuar në numër të madh në stadium.

Duan ta motivojnë ekipin e tyre për vazhdimësi të mbarë të kampionatit, të bindur se do të shpallen kampionë të Kosovës pas një periudhe shumë të gjatë. “Krejt qyteti për Dritën Kampion! Krejt qyteti për dy ngjyrat që i bartim dhe i mbrojmë me vite.

-Advertisement-

Për emrin Drita do të jemi i madh dhe i vogël , djem dhe vajza, krejt qyteti. Për traditën që na është përcjellë me vite e që e kemi borxh ta përcjellim te pasardhësit. Për gjithë këto vite punë, angazhim dhe përkrahje, krejt qyteti! Për 7 betejat e radhës, krejt qyteti! Për fitoren e luftës, krejt qyteti! Për Dritën kampion, krejt qyteti!”, thuhet në thirrjen mobilizuese të tifozëve “Intelektualëve”.

Deri në fund të kampionatit Drita do t’i zhvillojë katër ndeshje si vendase dhe tri si mysafire. Do ta presë Vllazninë, Feronikelin, Lirinë dhe Trepçën ’89. Kurse do të luajë si mysafire e Llapit, e Gjilanit dhe në ndeshjen e fundit kampionale do të jetë mysafire e rivales kryesore, Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera