Lajme

Dreshaj jep lajmin e mirë për ndërtimin e rrugës në bjeshkët e Istogut

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 04 May 2023

Gani Dreshaj ka parë nga afër punimet që po bëhen në rrugën për Lugun e Butë.

Ky projekt ishte nisur nga Qeveria Haradinaj me insistimin e ish-deputetit Dreshaj ndërsa punimet po vazhdojnë edhe në Qeverinë Kurti.

“Pash nga afër punimet që po bëhen në rrugën për Lugun e Butë. E përgëzoj kompaninë në fjalë që po zhvillon punimet dhe ministrinë për përkrahjen e projektit.

-Advertisement-

E garantoj ministrin Aliu, Qeverinë dhe të gjithë akterët që kjo zonë do të jetë një vatër e bukur turizmi, një pasuri shtetërore dhe vetëm me investime të tilla mund të bëhemi një mini-Zvicër e Ballkanit.

Në bisedën që pata me punonjësit mora premtimin se projekti mund të përfundoj në fundin e vitit” shkruan Dreshaj në njoftim.

Biznesmeni i njohur shquhet për mirëmbajtjen e kësaj rruge edhe gjatë stinës së dimrit me mjete vetanake duke e mbajtur gjallë turizmin dimëror 365 ditë të vitit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera