Lajme

Dreshaj i dëshpëruar pas humbjes, kërkon rinumërim të votave

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 18 December 2017

Komisioni Qendror i zgjedhjeve pak minuta më parë ka publikuar rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e djeshme në Komunën e Istogut, shkruan Infokusi.com

E kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka komentuar rezultatin e sotëm të KQZ-së.

Dreshaj në një postim në “facebook” ka shkruar se mbrëmë Istogu ka festuar çlirimin e dytë nga LDK por sot presioni i LDK-së bëri që rezultatet të ndërrohen pa asnjë shpjegim, transmeton Infokusi.com

-Advertisement-

Madje Dreshaj ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave.

Kujtojmë që Dreshaj në garë për kryetar të komunës së Istogut kishte kundërkandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugovën.

Rugova sot pas numërimit të votave me kushte dhe atyre me postë doli në epërsi me 15 vota.

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Dreshajt:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera