Drenori: Veseli duhet të pranojë se është humbësi i zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus
09:14 | 16 June 2017
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhavit Drenori, i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, që ta lirojë rrugën për mandatimin e qeverisë së re të vendit, duke i mundësuar kështu Albin Kurtit krijimin e qeverisë.
Drenori përmes një statusi në Facebook shkruan se bazuar në rezultatat ende jo zyrtare për numrin e deputetëve, se PDK-ja ka fituar 20 mandate në Parlamentin krahasuar me legjislaturen e kaluar që mbante plot 36 sosh, “është treguesi më i mirë që je humbësi më i madh i zgjedhjeve të 11 Qershorit”.
Ai madje ka treguar edhe për votat që kanë marrë Kurti e Veseli në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Informacionet se Albin Kurti është kandidati larg më i votuar se Ti, sado që të dy mbanit numrin 1 në lista zgjedhore, madje distanca ndërmjet Jush është jashtzakonisht e madhe, 188000 për Albinin kundrejt rreth 60000 votave për Ty, është tregues tjetër që duhet të lëshosh rrugë”, ka thënë ai duke përmendur edhe zgjedhjet lokale të mbajtura në komunën e Drenasit në dhjetor të vitit 2016.
“Rezultatet e 4 Dhjetorit 2016 në Drenas ishin në fakt një sinjal i qartë se duhej intervenim imediat në parti (PDK) për t’a pastruar nga njerëz të krimit e korrupsionit. Ti nuk e lexove drejt këtë sinjal”, ka deklaruar ai.
Ai kërkon nga Veseli të hapë rrugë dhe ta pranojë se është humbësi i zgjedhjeve, nëse këtë nuk e bënë thotë se do ta dërgonte vendin në zgjedhje përsëri.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...

































