Sport

Drenica transferon futbollistin më të shtrenjtë të skuadrës së Llapit

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 07 January 2021

Klubi i Drenicës pasditen e së enjtes ka transferuar mbrojtësin e Llapit, Eglentin Gjonin, i cili mbrëmë me marrëveshje të dyanshme ndajti rrugët me skuadrën nga Podujeva, shkruan Gazeta inFokus.

Gjoni ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me mundësi vazhdimi me skuadrën nga Skenderaj.

Ai është prezantuar sot në ambientet e stadiumin ‘Bajram Aliu’.

-Advertisement-

Eglentin Gjoni ishte futbollisti me i shtrenjtë i skuadrës së Llapit.

Lojtari nga Vlora e Shqipërisë sipas faqes së specializuar për vlerësimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’, ka vlerë 275 mijë euro në tregun e transferimeve.

Më poshtë keni foto të prezantimit të Gjonit te Drenica./Gazeta inFokus/

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera