Ekonomi

Drenasi miraton buxhetin për vitin 2019

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 21 September 2018

Kuvendi Komunal i Drenasit në mbledhjen e rregullt të mbledhjes ka votuar buxhetin komunal për vitin 2019 dhe projeksionin për vitet 2020-2021.

Me 16 vota të Grupit Parlamentar të PDK-së, 1 votë nga Anëtari i LDK-së, Bedri Nika është votuar me disa ndryshime buxheti i komunës për vitin 2018 dhe projeksioni për vitet 2020-2021, ndërsa të gjitha grupet parlamentare të opozitës, ne shenjë revolte për mos hapjen e paraleleve të fuzionuara, kanë lëshuar mbledhjen dhe nuk kanë prezantuar në votim, përveç Anëtarit nga NISMA Socialdemokrate, Nexhmedin Bala.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, përmes një njoftimi ka theksuar se miratimi i buxhetit komunal për vitin 2019 është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës.

-Advertisement-

“Ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë, ngase rrjedh pas dëgjimeve buxhetore ku janë përfshi të gjitha lokalitetet, lagjet e fshatrave dhe qytetit të Drenasit. Jam i lumtur se me këtë buxhet, do të jetësojmë prioritetet e parashtruara nga qytetarët, brenda kornizave buxhetore”, ka thënë kryetari Lladrovci i cili edhe ka falënderuar asamblistët që i kontribuan këtij vendimi.

Ne këtë mbledhje po ashtu është diskutuar edhe Raporti i punës të Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2018, ndërsa janë miratuar të gjitha pikat e parapara. Kanë kaluar edhe këto pika; propozimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas, ridestinimi i mjeteve nga Drejtoria për Planifikim Urban, propozim vendimi për formimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Persona me Aftësi të Kufizuara, propozim vendimi për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2018, propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pjesës se ngastrës kadastrale nr. 2358, e cila është pasuri shoqërore e mirëmbajtjes se pyjeve zona kadastrale Arllat dhe propozim vendimi për ndërtimin e qendrës edukativo-kulturore në pjesën e parcelës 780-0 dhe pjesë e parcelës 768-1 në zonën kadastrale në Drenas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera