Sport

Drenas, reagojnë qytetarët për tokën e stadiumit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 30 October 2017

Familja Gjoshi ka reaguar për tokën në Drenas ku po pretendohet të ndërtohet stadiumi Nacional i Kosovës.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë ngjallur reagime të shumta se ku do të ndërtohet stadiumi i Kosovës pas deklaratave të tyre se një gjë e tillë do të bëhet në Drenas, pavarësisht se kohë më parë ishte përcaktuar ndërtimi në Bërnicë të Poshtme, ku edhe është ndarë edhe toka.

Plani që në Drenas të ndërtohet stadiumi, e ka shqetësuar familjen Gjoshi që pretendojnë se toka ku thuhet se do të ndërtohet stadiumi, është e tyre.

-Advertisement-

Ata madje për Klan Kosova kanë thënë se kanë dokumente të pronësisë qysh nga koha e Perandorisë Osmane.

Sipas tyre, në vitet e dyzeta tokën ia mori pushteti i atëhershëm dhe që nga ajo kohë, nuk po ju njihet e drejta e pronësisë.

Lidhur me këtë çështje, Agjencia e Privatizimit ka thënë se fjalën e fundit duhet ta thotë gjykata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera