Dreka e shtrenjtë e Hashim Thaçit që bëri bujë: Vjosa Osmani ia kalon me afro 2 mijë euro për një drekë
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 09 November 2023
Në një kohë krize kur qytetarët po përballen me probleme të shumta ekonomike, e kur sektori publik në vazhdimësi po shprehin pakënaqësitë e tyre përmes protestave e grevave, vetëm një drekë e të parës së shtetit, Vjosa Osmani me presidentin e Malit të Zi në vitin 2022, i ka kushtuar buxhetit të shtetit, 1 mijë e 727 euro.
Kjo në bazë të të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga presidenca përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. Derisa në një drekë tjetër në të njëjtin, vit me presidentin e Shqipërisë, Vjosa Osmani shpenzoi nga buxheti i shtetit, 1 mijë e 294 euro. E në një tjetër të vitit 2023 përsëri gjatë vizitës së presidentit të Shqipërisë, kushtoi hiq më pak se 1 mijë e 274 euro, në kohën në kohën kur për një muaj protestuan njësia elitë e policisë së Kosovës, Njësia Speciale për Intervenime si dhe hynë në grevë për më shumë se një javë minatorët e Trepçës të cilët kërkonin ndër të tjera pagat e tyre.
Me këto çmime të drekave e para e shtetit ia ka kaluar edhe ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, shkruan Gazeta Infokus.
Në vitin 2018 në kohën kur Thaçi ishte kryeministër, u bë bujë e madhe e u përfol jashtëzakonisht shumë për një drekë të tij ku kishte shpenzuar 1.085 euro e 500 prej tyre vetëm për 10 litra verë italiane.
Kallxo.com përmes qasjes në dokumente publike siç kishin theksuar ata pasi kishin paditur zyrën e kryeministrit, dhe kishin siguruar qasje në fatura publikuan, drekën e shtrenjtë të Thaçit dhe se cfarë ishte porositur nga atëherë i pari i ekzekutivit.
LEXO EDHE: Dyfishohet luksi i Vjosa Osmanit, 315.000.00 euro për dreka, darka, akomodime e mëditje
E të tjera dreka të shtrenjta të Vjosa Osmanit janë me çmimet 825 euro, 811 euro, 720 euro e deri tek 566 euro.
Kujtojmë që pushteti aktual vazhdimisht kanë qenë të zëshëm e kritik ndaj shpenzimeve të parave të shtetit e abuzimit me to, madje Vjosa Osmani në vitin e parë si presidente kishte publikuar shpenzimet e kabinetit të saj duke u mburrur se ka rënie drastike të shpenzimeve./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...