Lajme

Drejtuesit katalonas: Spanja s’na la mundësi tjetër pos shpalljes së pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 26 October 2017

Zëvendëspresidenti i Katalonisë, Oriol Junqueras ka thënë se Qeveria e Spanjës nuk u ka dhënë kurrfarë mundësie, përveç që ta shpallin pavarësinë.

Ai ka thënë se partia e tij, që është njëra nga dy partitë të koalicionit separatist, që krijon Qeverinë e Katalonisë, do të punojë drejt republikës së re, sepse siç ka thënë ata kanë ‘mandatin demokratik’ pas referendumit të mbajtur në fillim të muajit, shkruan Independent, përcjellë Klan Kosova.

Madridi zyrtar referendumin e mbajtur në Kataloni e ka shpallur si të jashtëligjshëm ku dhe ishin angazhuar numër i madh i forcave policore që të ndalonin qytetarët të votonin.

-Advertisement-

Në atë ditë rreth 900 veta ishin lënduar nga dhuna, por që rezultatet përfundimtare treguan se 92 për qind kishin përkrahur pavarësinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera