Drejtuesit e Man Utd zgjedhin zëvendësuesin e preferuar të Erik ten Hag
Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 15 November 2023
Erik ten Hag mbetet nën presion të madh te Manchester United pavarësisht një përmirësimi të fundit të rezultateve në Old Trafford.
United është ende i gjashti në Ligën Premier pavarësisht se fitoi katër nga pesë ndeshjet e fundit të ligës, përfshirë një fitore të vështirë 1-0 kundër Luton Toën të shtunën.
Fillimi zhgënjyes i sezonit, që ka përfshirë disfata të rënda ndaj Manchester City dhe Neëcastle, ka vënë në qendër të vëmendjes Ten Hag dhe përshtatshmërinë e tij si menaxher.
Vendimi i tij për të përjashtuar Jadon Sancho nga skuadra gjithashtu ka rezultuar të jetë problematik, me Daily Star që pretendon se Sir Jim Ratcliffe do të urdhërojë Ten Hag të përfundojë mosmarrëveshjen e tij me anglezin – sapo ai të përfundojë blerjen e 25 për qind të klubit.Raportohet se Ten Hag vazhdon të mbajë mbështetjen e hierarkisë së United, megjithatë, me Ratcliffe që gjithashtu beson se ai është njeriu i duhur për atë detyrë.
Por, kjo mund të ndryshojë, nëse United vazhdon të ketë vështirësi pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.
Ten Hag është aktualisht favoriti i dytë i kompanive të basëve – pas Paul Heckingbottom të Sheffield United – për të qenë trajneri i parë i Ligës Premier që shkarkohet këtë sezon.
Një trajner që është cilësuar si një zëvendësues i mundshëm për holandezin, është ish-trajneri i Wolves dhe Real Madridit, Julen Lopetegui.
Gazeta spanjolle AS pretendon se Unitedi e sheh Lopeteguin si një opsion nëse klubi vendos të ndahet me Ten Hag.
Ish-trajneri i Spanjës, 57-vjeç, ka qenë gjithashtu i lidhur me një kalim te klubi i Superligës së Arabisë Saudite, Al Ittihad, i cili kohët e fundit shkarkoi një tjetër ish-trajner të Wolves, Nuno Espirito Santo.
Por eksperti i transferimeve Fabrizio Romano pretendon se Lopetegui po planifikon të refuzojë klubin saudit, duke preferuar një kthim në Ligën Premier.
“Julen Lopetegui tani është i orientuar të refuzojë propozimin e Al Ittihad për t’u bërë menaxheri i ri dhe zëvendësuar Nuno Espirito Santo”.
“Ish-trajneri i Sevillas dhe Wolves do ta refuzojë propozimin – tha se fokusi i tij është te Liga Premier”, ka shkruar Romano.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...