Sport

Drejtuesit e Arsenal , gati kontrata e re për liderin e skuadrës

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 24 February 2023

Drejtuesit e Arsenal kanë përveshur mëngët për të rinovuar kontratën e re të Bukayo Saka. Sulmuesi që këtë sezon është shndërruar në një lider të topçinjve pritet të përfitojë një rritje të konsiderueshme që mund të shkojë deri në 10 milionë paund në sezon.

Kontrata aktuale e Saka përfundon në vitin 2024, megjithatë drejtuesit e Arsenal janë të bindur tek cilësitë e 21-vjeçarit dhe kërkojnë ta shndërrojnë atë në një prej figurave kryesore të Emirates Stadium sa i takon viteve pasardhëse.

Vetë Saka është i lumtur në Londër me fanellën e Arsenal dhe ka dhënë miratimin e tij në klub për të vijuar me procedurat e rinovimit. Këtë sezon, Saka numëron nëntë gola dhe tetë asiste në 23 ndeshje të Premier League teksa synon që të udhëheqë Arsenalin në titullin kampion që klubit i mungon prej vitit 2004.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera