Lajme

Drejtori i Policisë Kufitare thotë se s’ka haber për arrestimin e 48 policëve: “Folni me IPK”

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 14 March 2022

Një mega aksion i Inspektoratit Policor të Kosovës kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës sapo ka filluar.

Gjatë këtij aksioni, IPK pritet të arrestojë 48 zyrtarë policorë në pikat kufitare në Qafë Morinë dhe në Qafë të Prushit, si të dyshuar për korrupsion.

Për aksionin që po zhvillohet haber nuk ka drejtori i Policisë Kufitare, Nexhmi Krasniqi.

-Advertisement-

“Nuk kom kurrfarë informate, mundeni me ju drejtu IPK-së”, tha Krasniqi shkurt për Sinjalin dhe e mbylli telefonin.

Për këtë aksion ka njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera”, njoftoi IPK.

IPK tha se detaje të tjera lidhur me këtë operacion do të bëhen të ditura më vonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera