Lajme

Drejtori i Policisë Kufitare: Do të përgjigjemi me forcë proporcionale ndaj sulmeve

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 26 April 2022

Në mëngjesin e sotëm Njësia e Reagimit të Shpejt e policisë kufitare është sulmuar sërish mëngjesin e sotëm në Zupçe të Zubin Potokut.

Sulmi është kryer me armë të zjarrit.

Sulmi i së martes është i gjashti me radhë ku sulmohen njësitet e policisë kufitare.

-Advertisement-

Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Kosovës Ragip Bunjaku, tha në emisionin info magazine se policia do të përgjigjet çdo herë me forcë proporcionale sulmeve që bëhen ndaj tyre.

“Policia e Kosovës duke u bazuar në Ligjin mbi policinë por edhe në rregulloret e brendshme çdo herë do të përgjigjet me forcën proporcionale ndaj çdo sulmi ndaj tyre. Edhe kjo nuk e përjashton mundësinë e kundërpërgjigjes në mënyrë proporcionale ndaj sulmeve që po bëhen”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera