Lajme

Drejtori i PK-së Gazmend Hoxha takohet me ambasadorin e OSBE-së Michael Davenport

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 16 March 2023

Të enjten, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me stafin menaxherial, mirëpriti në një takim ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport me bashkëpunëtorët e tij.

Ambasadori Davenport, shprehu urimet e tij për emërimin e Hoxhës drejtor të përgjithshëm të PK-së dhe të dy u zotuan për vazhdimin e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe OSBE-së, njofton Klan Kosova.

“Me këtë rast u pohua se kontributi dhe mbështetja e OSBE-së për Policinë e Kosovës që nga themelimi i saj ka qenë kruciale, si në aspektin e trajnimit të zyrtarëve policorë deri në ngritjen e kapaciteteve profesionale policore në përgjithësi”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera