Drejtori i GIZ i kënaqur me punën në Qendrën e Trajnimeve të KEK-ut
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 14 August 2018
Ushtruesi i detyrës se Drejtorit Menaxhues të Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK), Njazi Thaçi, të martën është takuar me drejtorin e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, David Oberhuber.
Thaçi e Oberhuber kanë vizituar Qendrën Trajnimeve profesionale për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, shkruan gazeta inFokus.
Gjatë kësaj vizite Thaçi ka falënderuar Oberhuber dhe ministrinë federale gjermane për bashkëpunimin dhe përkrahjen ndërsa Oberhuber theksoi se është shumë e rëndësishme qe kandidatët të pajisen me certifikata të njohura ndërkombëtarësh.
“Ushtruesi i detyrës se Drejtorit Menaxhues të Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK), Njazi Thaçi, ka pritur në takim drejtorin e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, David Oberhuber.
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë për t’u njohur me për se afërmi me mundësitë qe ofron KEK-u me Qendrën Trajnimeve profesionale për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.
Thaçi, fillimisht e ka falënderuar Oberhuber për gatishmërinë qe kanë treguar për ta vizituar KEK-un dhe Qendrën e Trajnimeve e po ashtu ka prezantuar programet me të cilat është e certifikuar kjo qendër.
“Me lejoni të ju falënderojë në emër të të gjithë punëtorëve të KEK-ut për përkrahjen e vazhdueshme qe Organizata Juaj, GIZ në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), i jep Kosovës dhe në përgjithësi për përkrahjen e vazhdueshme qe ka dhënë shteti gjerman për popullin e Kosovës. Personalisht i kam përcjellë shumë projekte qe GIZ-ës te cilat i ka realizuar viteve të fundit në përkrahje të rinjve, grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara përmes institucioneve dhe organizatave të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare. E vlerësoj shumë përkushtimin e juaj për zhvillim ekonomik dhe punësim. Kjo është edhe arsyeja qe kemi shprehur interesim të takohemi dhe të ju prezantojmë një plan strategjik të KEK-ut të cilin jemi duke e zhvilluar për të ofruar mundësi të aftësimit profesional”, ka thënë Thaçi në fillim të bisedës.
Me pas e ka prezantuar, strategjinë për të inkurajuar të rinjtë për të shfrytëzuar mundësin qe ofron KEK-u në Qendrën e Trajnimeve për Aftësim Profesional.
“Po synojmë të krijojmë disa grupe për të filluar trajnimet teknike ku përfshihen programet e teknologjisë elektrike, Teknologji mekanike, Teknologjia e saldimit e po ashtu trajnimet tjera në programet e teknologjisë informative, menaxhim dhe administrim. Si dhe trajnimet nga lëmia e sigurisë në punë ku përfshihen programet e Sigurisë Industriale dhe mbrojtje nga zjarri”, ka thënë Njazi Thaçi- u.d. drejtor menaxhues i KEK-ut.
Me pas ka shpjeguar edhe për historikun e Qendrës së Trajnimeve dhe projektet e shumta qe janë realizuar deri me tani në partneritet me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet vendore.
“Objekti i Qendrës së Trajnimeve ka një sipërfaqe të brendshme prej 1572 m2. Është e pajisur me Laborator, salla të trajnimeve, punëtori dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme. Trajner profesional për mbajtje të trajnimeve për pjesën teorike dhe pjesën praktike dhe të cilët janë të certifikuar ndërkombëtarësh. Si dhe të gjitha programet janë të certifikuara me ISO”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.
Nga ana tjetër, drejtori i GIZ-ës, David Oberhuber, është nda shumë i kënaqur me pritjen dhe prezantimin e kapaciteteve qe ka kjo Qendër si dhe me prezantimin nga inxhinieret profesional dhe trajnuesit e KEK-ut.
“Ka qenë një vizitë shumë interesante në KEK. Ky është një institucion shumë i rëndësishëm edhe një mundësi e mirë për kandidatët e interesuar qe të ndjekin trajnimet dhe të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të pajisën me njohuri për këto zanate. Është shumë e rëndësishme qe pajisen me çertifikata të njohura ndërkombëtarësh”, ka potencuar ndër të tjera drejtori i GIZ-ës, David Oberhuber.”/inFokus
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...