Lajme

Drejtori i AKK-së Shaip Havolli priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës Carin Lobbezoo

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 02 March 2021

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, priti në takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, në Kosovë, Shkëlqesinë e Saj,  znj. Carin Lobbezoo me të cilën diskutoi për punën e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe progresin e arritur në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, kontrollin e deklarimit të pasurisë dhe forcimin e mekanizmave në parandalimin dhe luftimin sa më efikas të korrupsionit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Sh.S. Ambasadorja Lobbezoo theksoi se vlerëson punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe konfirmoi mbështetjen Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në drejtim të sundimit të ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.

Agjencia kundër Korrupsionit vite me radhë ka përfituar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës përmes programit MATRA dhe projekteve të ndryshme me qëllim parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, si dhe organizimin e ngjarjeve të shumta.

-Advertisement-

Në këtë takim, Sh.S. Ambasadorja Lobbezoo ishte e shoqëruar nga znj. Venera Ramaj, Zyrtare e Lartë për sundim të ligjit në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera