Lajme

Drejtori i Financave në Fushë Kosovë kërcënon aktivistin e Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 31 July 2017

Vetëvendosja ka njoftuar së është kërcënuar aktivisti i tyre Alket Zeqiri.

Kështu kanë njoftuar përmes një shkrimi në profilin zyrtar të partisë në Facebook.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Drejtori i Financave në Fushë Kosovë kërcënon aktivistin e VETËVENDOSJE!-s
Sot, 31.07.2017 rreth ores 11:30, Drejtori i Financavce në Komunën e Fushë Kosovës Ramadan Jashanica ka kërcënuar gjatë seancës së Kuvendit Komunal aktivistin e VETËVENDOSJE!-s Alket Zeqiri i cili po e ndiqte seancën si qytetar.
Kur këshilltarja e VETËVENDOSJE!-s, Trëndelina Duli po diskutonte mbi pikën e rendit të ditës ‘Shqyrtimi i raportit të Auditorit për vitin 2016’, me tone kritikuese për një raport shumë të keq, që nxirrte në pah keqpërdorime dhe material të mjaftushëm edhe për nisjen e hetimeve nga prokuroria, Drejtori i Financave reagon nga fundi i sallës me zë të lartë duke e ndërprerë fjalën e këshilltares tonë e duke i kërkuar Kryesuesit të Kuvendit t’ia ndërprejë fjalën.
Ky reagim i Drejtorit, fyes e jashte çdo norme të mbarëvajtjes së punës së Kuvendit Komunal nxiti aktivistin tonë Alket Zeqiri të kërkojë më shumë rend në Kuvend dhe që të mos i ndërpritet fjala Këshilltares së VETËVENDOSJE!-s në mënyrë tendencioze. Mirepo reagimit të aktivistit tonë Drejtori iu përgjigj me kërcënime duke i thënë “mshele gojën, shihemi ne jashtë, etj.”
Pas disa minutash që gjendja u qetësua dhe seance vazhdoi qetësisht, Drejtori në fjalë përsëri është afruar tek aktivisti Alket Zeqiri duke i kërkuar që të dalë jashtë dhe t’i qerojë hesapet me të. Kjo ka shkaktuar më pas tollovi dhe seance është braktisur nga Këshilltarja e VETËVENDOSJE!-s dhe aktivistët që po e ndiqnin seancën.
Qeverisja e LDK-së në Fushë Kosovë, tash kur e kanë kuptuar se pas 17 viteve të keqpërdorimeve e qeverisjes kriminale u ka ardhur fundi, po mundohen që përmes kërcenimeve t’i luftojnë kundërshtarët politik.
Ne i bëjmë ftesë prokurorisë që të fillojë hetime të thella për të gjitha veprimet kriminale të pushtetit te LDK-së në Fushë Kosovë.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në Fushë Kosovë e dënon veprimin e Drejtorit më të dështuar të komunës së Fushë Kosovës, atij të Financave dhe njëherit i bëjmë me dije që ne nuk do të ndalemi para çfarë do dhune e kërcënimi deri sa t’i largojmë nga uzurpimi i sferës publike keqpërdoruesit e të korruptuarit.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Fushë Kosovë
Korrik 2017

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera