Lajme

Drejtoresha për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec: Ka pasur reshje të zakonshme, nuk bëhet fjalë për vërshime

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 01 July 2023

Drejtoreshë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec, Besmirë Bytyçi ka bërë të ditur se komuna e Rahovecit nuk është përfshirë nga vërshimet.

Në një përgjigje për Radio Dukagjini, Bytyçi ka treguar se ndonëse rrugët, pusetat dhe kanalet janë mbushur me ujë megjithatë, situata nuk është alarmante.

“Nuk ka vërshime, ka pasur reshje të zakonshme. Nuk është ndalur shiu për gjysëm ore dhe kuptohet që  rrugët janë mbushur me ujë. Gjendja është e qetë, nuk ka diçka alarmante, nuk bëhet fjalë për vërshime, ka erëra të forta, janë mbushur pusetat dhe kanalet….nuk bëhet fjalë për vërshim”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, pas motit të lig në vend, KEDS-i ka njoftuar se në një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.

Rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera