Drejtoresha e Arsimit: Nuk do të ketë punësime politike në shkollat e komunës së Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 04 May 2022
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës Besianë Musmurati, ka thënë se nuk do të ketë punësime politike në shkollat e komunës së Prishtinës.
Musmurati tha se përzgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve do të bëhet në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe.
“Do t’iu japim fund punësimeve partiake në shkollat e Prishtinës! Jam e lumtur që për herë të parë në historinë e Komunës së Prishtinës, me kërkesën dhe iniciativën e Drejtorisë së Arsimit, drejtorët dhe zëvendës-drejtorët e shkollave tona do të përzgjedhen në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë. Me këtë, ne do të vendosim një vijë të qartë mes qeverisjes sonë në shërbim të qytetarëve dhe qeverisjeve të kaluara”.
Ajo shtoi se edukimi dhe arsimimi i fëmijëve të Prishtinës lidhet ngusht me mënyën e funksionimit dhe menaxhimit të shkollave.
“Menaxhimi i shkollave është jetik për funksionim të mirëfilltë të arsimit. Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve të Prishtinës lidhet ngusht me mënyën e funksionimit dhe menaxhimit të shkollave dhe çerdheve. Prandaj, e konsideruam çështje të rëndësisë parësore që procesin e emërimit të drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të shkollave ta bëjmë sa më transparent dhe gjithëpërfshirës”.
Të tjera
-
“Serbia po armatoset”, ambasadori Hill: Ja pse i bleu tani avionët
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill s...
-
“Ngjarja në Banjskë gozhda e fundit në dialogun e Brukselit”, Konjufca s’sheh rrugëdalje në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, pas mbledhjes së Kryesisë, është deklarua...
-
Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufijtë tokësorë
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendosjen e kontrolleve t...
-
Kurti: 263 qytetarë të katër komunave veriore janë punësuar falë skemës qeveritare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë shtatë muaj nga fillimi i skemë...
-
Zhvillimet në Leposaviq, Elshani: Jemi duke vazhduar punën deri në mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme
Policia e Kosovës është duke vazhduar punën në mbledhjen e fakteve dhe inform...
-
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për disa qytetarë
“Vështirë për Zotin, por duhet t’ia dalim”… Kështu nis rrëfimin Sejdi Sali...
-
Foda me disa ndryshime në përbërje: Formacionet zyrtare Qipro – Kosovë
Kosova do të luajë përballë Qipros me fillim nga ora 18:00 në ndeshjen e dytë...
-
Konjufca e futi në arkivol dialogun me Serbinë, por Bislimi po përgatitet për takimin e radhës me Petkoviqin
Ndërsa shpejt pritet të ketë një takim në Bruksel në kuadër të dialogut Kosov...
-
Si të aplikoni në konkursin e ri të FSK-së?
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për konkursin e ri të hapur për 300 ven...
-
Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj të FSK-së
Nga sot është hapur konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Forcën e...
-
Aktakuzë ndaj shtetasit turk, dyshohet se u mundësoi kundërligjshëm marrjen e shtetësisë së Kosovës 124 personave
Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj turkut M. Ş., për veprën pena...
-
Kosovari gjobitet me 12 mijë euro në Kroaci, tentoi të fuste cigare në të zezën
Një kosovari i është shqiptuar gjobë në vlerë të 12 mijë eurove për shkak të ...