Lajme

Drejtoresha amerikane e Peace Corps vjen në Kosovë, do të takohet me Vjosa Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 29 May 2024

Drejtoresha e Korpusit për Paqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carol Spahn, do të qëndrojë sot në Kosovë.

Spahn do të ketë një serë takimesh të nivelit shtetëror, përfshirë dhe takimin me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas Presidencës, takimi do të fillojë në ora 15:00.

-Advertisement-

Përgjatë takimit pritet të diskutohen tema relevante me sigurinë, paqen dhe bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-SHBA.

Dje, Spahn qëndroi në Shqipëri, ku u takua me presidentin Bajram Begaj.

Begaj përcolli urimet për palën amerikane, e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e fushës dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera