Lajme

Drecun: Është fazë e mundshme e zgjidhjes së dakorduar për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 08 July 2018

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se po hyhet në fazën në të cilën mund të arrihet marrëveshja e dakorduar për statusin final të Kosovës, por, ka shtuar, kjo nuk do të thotë se zgjidhja edhe do të arrihet, transmeton Koha.net.

Ai për televizionin publik të Serbisë ka thënë se deklarimi i qytetarëve në referendumin eventual për çështjen e Kosovës mund të pritet pasi të bëhet e qartë se mund të arrihet një lloj dakordimi që do të mund ta ndryshonte rregullimin e brendshëm të Serbisë.

“Nëse bëhet se sigurt se do të arrihet një zgjidhje e tillë, para se dikush ta pranojë te ketë zgjidhje dhe para se ta vërë nënshkrimin në të, atëherë duhet organizuar deklarimin e qytetarëve. Asnjë qeveri nuk mund ta implementojë dakordimin pa përkrahje të qytetarëve”, ka thënë Drecun.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se nuk i kupton disa opozitarë që kritikojnë mundësinë e referendumit për çështjen e Kosovës duke i quajtur ato kritika si përpjeke destabilizimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera