Drafti për Asociacionin, Rama: Ata që s’duan ta dëgjojnë jetojnë me komunizmin në kokë

Autori: Gazeta inFokus
20:28 | 12 June 2023
Kryeministri Edi Rama, në 32-vjetorin e krijimit të PS, ka folur edhe në lidhje me draftin e propozuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ai tha se ata që kundërshtojnë propozimin, qofshin ata në Beograd apo Prishtinë, jetojnë me komunizmin në kokë, dhe se merren me kush e tha propozimin, jo çfarë tha.
Më tej Rama tha se kundërshtimet e Kosovës dhe Serbisë për draft-statutin e propozuar nga ana e tij për Asociacionin, nuk janë të logjikshme përderisa nuk e dinë ende përmbajtjen, teksa shtoi se asnjëra nga palët, as Kosova e as Serbia nuk mund t’i shpallin luftë njëra-tjetrës, pasi nuk lejohen nga aleatët, SHBA e NATO.
“Ata që e kanë kundërshtuar pa ditur përmbajtjen si në Prishtinë e Beograd duke thënë nuk duhet të dëgjojnë propozim nga Shqipëria, u them 2 gjëra. Së pari ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha jo çfarë tha. Së dyti i them ky rajon nuk është vetëm i tyre. Nëse atyre i vjen më mbarë të luajnë luftash kur lufta ka çerek shekulli që ka mbaruar dhe asnjëra palë nuk i hap dot njëri tjetrit jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty janë SHBA e NATO dhe aleatëve tanë po i mbaron durimi, u them ne nuk jemi të interesuar për luftë dhe jemi kundër asaj loje.Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë krejt të njëjtë, por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj madje gjithnjë e më ndryshe sidomos kohët e fundit. Për mua kursi i përplasjes me aleatët tanë është një aventurë pa kuptim për të gjithë kotësinë e vetë”, u shpreh Rama.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...