Drafti në Kushtetuese, juristët: Vonesat për lojëra politike
Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 01 March 2024
E lënë në harresë nga zhvillime të tjera si ajo e Dinarit serb, tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është riaktualizuar me një qëndrim të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.
Diplomati amerikan, sygjeroi që qeveria të mos humbasë kohë dhe draftin e BE-së t’a dërgojë sa më shpejt në Kushtetuese për të marr mendimin përfundimtar të saj.
Përderisa nga qeveria zyrtarisht ende nuk ka një përgjigje konkrete për kërkesën, pavarësisht interesimit të televizionit, një procedurë e tillë, sipas ish-kryetarit të të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, është obligative.
Fejzullah Hasani – Ish-Kryetar i Gjykatës Supreme ka theksuar se “Unë e dëgjova ambasadorin dhe ai më duket se tha që sa më shpejt të shkoj në Gjykatë Kushtetuese, ngase është detyrim edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese por edhe me marrëveshje që aktet përciellëse në bazën e së cilave do të ndërtohet ky institucion, asociacioni para se të kaloj në Kuvend duhet të kaloj nëpër filtrin e Gjykatës Kushtetuese”
Juristi Anton Nrecaj beson që vonesa për tu bërë ky veprim është e qëllimshme.
Anton Nrecaj – Jurist ka deklaruar se “Asnjë draft , çfarëdolloj qoftë nuk mund të aprovohet në Kuvend apo në Qeveri si version final pa e dhënë verdiktin apo interpretimin Gjykata Kushtetuese kështu që nuk shoh asnjë arsye, çdo lloj vonese është vetëm arsye politike, loja politike”
Por, gjykatësi Hasani me atë cfarë ka parë, drafti ka shkelje të mundshme të Kushtetutës.
Fejzullah Hasani – Ish-Kryetar i Gjykatës Supreme ka deklaruar se “Në disa segmente e defunksionalizon funksionimin e shtetit të Kosovës për faktin se edhe shëndetësia edhe arsimi pothuajse de facto dhe de jure e nxirrin nga juridiksioni i Rep. së Kosovës duke përfshirë edhe objektët të cilat ata i shfrytëzojnë”
Përndryshe ambasadori Hovenier në takimin me gazetarë gjatë enjtes, kishte thënë se dërgimi i draftit në Kushtetuese do të krijonte një dinamikë ndryshe dhe do të reflektonte përkushtimin e Kosovës për përmbushjen e obligimeve të saja. /Dukagjini
Të tjera
-
Kronologjia e mạsakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, ...
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...