Draft-Statuti i Zajdenicës del në shesh, Ramadani shpjegon ‘rrezikun’ që i kanoset Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
21:26 | 13 November 2023
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, deklaroi në “Pressing” në T7 se është siguruar që dokumenti që ka publikuar për draft-statutin për Asociacionin është autentik.
“Publikimi i Draftit, pasi jam siguru në mënyrë absolute që dokumenti është autentik, dhe ky është dokumenti që i është prezentu Kosovës përkatësisht kryeministrit Kurti, pas fazës së verifikimit të dokumentit, s’kam pas asnjë dilemë a duhet të publikohet a jo”, u shpreh ai.
Por cili është shpjegimi i tij se çfarë përmban Draft-statuti për Asociacionin?
“Emri është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ka pas edhe më herët debat që ka më pas një emër tjetër, selia është Mitrovica e Veriut përpos nëse komunat anëtare vendosin ndryshe pastaj, struktura është Kuvendi – presidenti ose zv.presidenti ose kryetari, bordi, këshilli, administrata. Bordi është pjesa ekzekutive dhe kryesuesi i bordit është kryeshefi ekzekutiv. Administrata do të përbëhet nga qytetarët profesionistë pavarësisht nëse janë të komunave anëtare apo jo. Qëllimi është forum për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërkomunal dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb”.
“Te marrëdhëniet, institucionet qëndrore të Kosovës, qeveria e presidenca, quhen me një term autoritetet qëndrore. Asociacioni nuk do të cënojë apo anashkalojë autoritetin dhe kompetencat kushtetuese e ligjore të anëtarëve të saj”.
“Asociacioni apo vetmenaxhimi të ketë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me autoritetet qëndrore. Bashkëpunimi me Serbinë, e përfshinë direkt bashkëpunimin me agjencitë qeveritare me Serbinë që kryesisht përkthehet përme asistencës financiare dhe teknike të Serbisë që jep për Asociacionin dhe gjitha këto mbështetje janë pa dogana dhe pa detyrime”, u shpreh ai.
“Përfshihet bashkëpunimi edhe me jashtë, me komuna e asociacione të shteteve të tjera”.
“Do të mënaxhojë institucionet arsimore shëndetësore të financuara nga Serbia. Asociacioni ka të drejtë të financohet nga Serbia dhe të mbledhë fonde dhe fondet mund t’i dërgojë në ndërtim të banesave sociale për banorët e komunave anëtare”, shtoi ai.

Të tjera
-
Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është peng i ...
-
S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit
Ka dështuar për të 42-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Deputetë...
-
Kërcënimi me bombë erdhi nga Serbia
Burime të sigurta të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se alarmi për bombë që e...
-
Nis vazhdimi i 42-të i seancës konstituive
Me deklarimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, ka nisur vazhdimi i 42-të...
-
Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bom*bë janë prirjet totalitare të LVV-së
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, tha se kërcënimi ...
-
Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bom*bë ishte i rrejshëm
Deputeti i PDK-së, Elmi Reqica, tha se ndjehet i sigurt për pjesëmarrje në se...
-
Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti
Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e...
-
Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen për me bo keq e më keq
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzoi kreun e VV-së, Albin Kurti, për bllok...
-
Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet në mënyrë të hapur
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se votimi për kryetar të Kuvendit du...
-
Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit
Deputeti Armend Zemaj sot para seancës për konstituimin e Kuvendit u shpreh s...
-
Bogujevci: Duhet ta përfundojmë votimin e fshehtë pastaj mund të dalim në të hapur
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë procedurat për votim janë të q...
-
Lushaku-Sadriu: Jo, nuk jam e informuar nëse do të ketë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se nuk është e inform...