Lajme

Dosja “Shullazi”, pse prokuroria kërkon dëshmitarë dy ish-ministrat e Ramës?

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 31 May 2017

Prokuroria për Krimet e Rënda për dosjen Shullazi kërkoi dje pyetjen si dëshmitarë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ata janë pjesë e listës me 38 dëshmitarë në total të prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të tij.

Përfaqësuesit e prokurorisë, Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuci, i thanë trupit gjykues se të pandehurit Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi dyshohet të jenë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në “gjobitjen” e 3 biznesmenëve: Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku, si dhe kanosjen për shkak të detyrës të profesorëve të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

-Advertisement-

Prokurorët kërkuan thirrjen si dëshmitar të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, dhe ish-rektorit, Dhori Kule, si dhe ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Po ashtu kërkoi pyetjen e biznesmenit Ylvi Beqja, i cili dyshohet se i ka dhënë nën presion 541 mijë euro grupit të Shullazit, dy biznesmenët e tjerë të “gjobitur”, si edhe avokati Neshat Fana, shkruan panorama.

Njëkohësisht, prokuroria kërkoi edhe dëshminë e të pandehurve, nëse ata japin pëlqim. Në morinë e provave shkresore, përfaqësuesit e Akuzës kërkuan administrimin e procesverbalit të seancës së dëshmisë së biznesmenit Beqja, për llogari të “sigurimit të provës”, ndërsa çështja ishte në hetim.

Avokatët e të pandehurve shfaqën kundërshtime për provat e kërkuara nga akuza me pretendimin se ato ishin kaotike dhe se prokurorët nuk kishin saktë- suar se çfarë kërkonin të provonin me secilën provë. Gjykata pritet të shprehet më kërkesën për prova të prokurorisë në seancën e radhës, pasi të dëgjojë edhe pretendimet dhe kundërshtitë e mbrojtjes. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera