Dosja e kosovarit që ia mori 135 mijë euro përmes marshtrimit pronares së hotelit në Tiranë
Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 25 April 2022
Me preteksin se i kanë bllokuar llogaritë bankare në Zvicër, 30 vjecari nga Kosva, Qerim Krasniqi ka futur në ‘grackë’, pronaren e një hoteli në Tiranë, për t’i marrë më pas shumë të konsiderueshme parash, duke i premtuar se do ia kthejë të gjitha njëherësh.
Top Channel ka siguruar dosjen hetimore të 30 vjecarit nga Kosova i vënë tashmë në pranga për mashtrim. Në dosje thuhet se Krasniqi ka qëndruar për një kohë të gjatë në hotelin e gruas nga Tirana, ata krijuan një lidhje të ngushtë miqësore, dhe gruaja thotë se është përkujdesur për të edhe gjatë pandemisë, pasi u prek nga Covid 19.
“Në muajin gusht ky shtetas, i ka kërkuar kallëzues në formë borxhi një shumë prej 50 mijë euro me justifikimin se i kishin bllokuar llogaritë bankare në Zvicër dhe është lutur që ta ndihmonte, shumë të cilën kallëzueja ia ka dhënë. Qerim Krasniqi i ka kërkuar sërish shuma të ndryshme monetare në vlerat 28 mijë euro, 20 mijë euro si edhe një shumë prej 6 mijë euro. Sipas kallëzueses shumë totale arrin në vlerën e 135 mijë euro. Kallëzuesja i ka kërkuar 30 vjecarit ti kthejë lekët, por ai i ka thënë se do ia kthente të gjithë shumën bashkë, pasi së shpejti do i hapej llogaria bankare” thuhet në dosjen hetimore. Pronarja e hotelit thote se komuniket kanë vijuar për një kohë të gjatë me 30 vjecarin nga Kosova, ndërsa në dhjetor ai ka ndërprerë cdo lloj komunikimi.
30-vjecari nga Kosova u ndalua të premten e kaluar, ku është marrë në pyetje teksa tentonte të hynte në Shqipëri. Ai ka pohuar se i ka marrë një shumë prej 85 000-87000 euro gruas në fjalë dhe se këtë shumë e ka investuar në bursë (FOREX). Ai thotë se investimin e ka kryer te një shtetas nga Maqedonia e Veriut të cilin e njeh me emrin Rinor.
Në dëshminë e tij ai ka rrëfyer se i ka marrë edhe një shumë të konsiderueshme parash një mjekeje.
“ Gjithasht është shprehur se i ka marrë një doktoreshe me emrin Imelda një shumë prej 500 eurosh pasi isha në kushte të vështira ekonomike dhe nuk ia kam kthyer këtë shumë monetare” thuhet në dosjen hetimore./Tch
Të tjera
-
Sveçla i pakënaqur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Banjskën, çuditet që s’janë përfshirë zyrtarë të Serbisë
Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u s...
-
Vuçiqi e lidh Kurtin me pro*testat e shqiptarëve në Luginë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar protestën e qytetarëve s...
-
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë artificiale
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në lansimin e m...
-
Alarmon zyrtari i PDK’së, këto janë pasojat e përjashtimit të mundshëm nga CEFTA
Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave nga Partia Demokratike e Kosovë...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Erdogan, Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën
Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë Ale...
-
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vitin 2025
Kuvendi i Prishtinës nuk ka arritur ende ta miratojë buxhetin për vitin 2025....
-
Valon Syla i reagon ashpër Gold AG: Ti je prindi zero
Reperi, Arian Agushi i njohur me nofkën “Gold AG” ishte i ftuar sonte në emis...
-
“Dështova”, zbulohet letra që shkroi atentatori i Donald Trump
Personi i cili tentoi të eliminonte kandidatin republikan për president Donal...
-
Ia vendosën bllokadën pasi nuk e pagoi parkingun, qytetari në Vushtrri bën veprim të pazakontë!
Komunat e Kosovës kanë nisur aplikimin e pagesave për përdorimin e hapësirave...
-
Rohde pas takimit me Orav: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me...
-
“Fatonin e vrau shteti”: Nëna e tij kritikon Bislimin dhe Haxhiun
Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të birin ia vrau shteti....