Sport

Dortmundi e kërkon mbrojtësin e padëshiruar të Chelseat

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 30 January 2019

Klubi gjerman synon ta përforcojë repartin e mbrojtjes.

Borussia Dortmund është gati të bëjë një ofertë të rëndësishme për të rikthyer në Gjermani mbrojtësin Andreas Christensen, shkruan KosovaPress.

Lojtari danez nuk është aspak i lumtur te Chelsea pasi nuk luan rregullisht dhe Maurizzio Sarri nuk e shikon si titullar ndaj dhe nuk do të refuzonte kalimin te verdhezinjtë të cilët nuk janë vetëm në garën për 22-vjeçarin.

-Advertisement-

Edhe Juventusi e ndjek prej kohësh por për bardhezinjtë e vetmja mënyrë për ta afruar është huazimi me të drejtë blerjeje, formulë që refuzohet nga drejtuesit e Chelseat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera