Sport

Dortmund zyrtarizon lojtarin e Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 11 July 2018

Lojtari marokan i Real Madridit, Achraf Hakimi do të kalojë dy sezonet e ardhshme duke fituar përvoja të reja në Gjermani, me skuadrën e Dortmundit,  shkruan GazetaFokus.

Ai ishte vlersuar tej mase nga Zidane, por arritja e Odriozolës kufizon mundësitë e tij.

Nëntë paraqitje dhe dy gola në sezonin e kaluar

-Advertisement-

Sipas raportimeve nga ‘AS’, Achraf bëri një emër për veten e tij përmes sistemit të të rinjëve të Real Madrid dhe deri në vitin 2016 ai ishte një zgjedhje e parë me Castilla.

LEXO EDHE: A është kjo arsyeja e largimit të Cristianos nga Reali?

Ai u bëri debutimin e parë në skuadër në fitoren 2-0 ndaj Espanyol në tetor të vitit të kaluar dhe shënoi golin e tij të parë disa muaj më vonë kundër Sevillas – duke u bërë lojtari i parë maroken që ka shënuar për Real Madridin.

Hakim debutoi edhe në Ligën e  Kampionëve në ndeshjen e tretë kundër Tottenhamit në Bernabeu. Pavarësisht moshës së tij të re, ai luajti 19 herë për Marokun në nivel të plotë ndërkombëtar dhe luajti në të tre ndeshjet e grupit në Kupën e Botës. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera