Dortmund synon rinovimin me Haaland
Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 07 October 2021
Erling Haland pritet që të qëndrojë në Dormtund së paku dhe për një sezon tjetër. 21-vjeçari është në qendër të vëmendjes për një lëvizje të mundshme në merkaton e vitit të ardhshëm, referuar dhe një klauzole që e lejon sulmuesin të largohet për një shifër prej 75 milionë euro, megjithatë lëvizjet e fundit të Dortmund mund ta bindin sulmuesin që të qëndrojë në Signal Iduna Park.
Me rendimentin e treguar te verdhezinjtë, shumë skuadra në Europë kanë nisur interesimin konkret, megjithatë e ardhmja e Haaland mund të marrë një tjetër drejtim, pasi Dortmund është gati që t’i rinovojë kontratën futbollistit me kushte të përmirësuara.
Fituesit e Kupës së Gjermanisë janë gati që ti ofrojnë 15 milionë euro në sezon 21-vjeçarit, gati 2-fishin e pagës aktuale.
Për Haaland interesim konkret ka dhe Manchester City dhe Liverpool që e shohin shtatlartin si një futbollist që do i ndihmonte në luftën për titull në Premier League. PSG po ashtu e sheh norvegjezin si një opsion për të pasuar Kylian Mbappe i cili sezonin e ardhshëm do të largohet nga Parisi.Këtë edicion Haaland ka shënuar 7 gola në 5 ndeshjet që është aktivizuar në kampionat, ndërsa ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të një shqetësimi fizik. Haland konsiderohet si një prej talenteve më të medhenj të futbollit dhe Dortmund do të bëjë çmos për të mos humbur shërbimet e 21-vjeçarit së paku dhe për një edicion tjetër.
Të tjera
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...