Sport

Dortmund: S’kemi kontakt me Arsenalin, Wenger të merret me futbollistët e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 18 Janar 2018

Borussia Dortmund ka reguar ndaj komenteve që ka bërë trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, lidhur me transferimin e mundshëm të sulmuesit të tyre, Pierre-Emerick Aubameyang.

Në një qëndrim zyrtar të tyre ata iu kanë kundërpërgjigjur francezit, duke e këshilluar që të mos flasë për futbollistët e klubeve të tjera, përcjell Klan Kosova.

“Pamë komentet jorespektuese të Wenger rreth klubeve të tjera”.

-Advertisement-

“Nuk kemi kontakte me Arsenal për Aubameyang. Vlerësojmë se Wenger duhet të kujdeset për paraqitjet e futbollistëve të tij”, shkruan ndër të tjera në qëndrimin zyrtar.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy