Sport

Dorëzohet Shaqiri, nuk luan në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 06 November 2018

Goli i Xherdan Shaqirit dhe festimi i tij me shqiponjë, ‘tronditi’ në kampionatin botëror të Rusisë, Serbinë.

Një ‘tronditje’ të tillë, ndoshta edhe më të fortë, shqiptarët menduan se do t’ia shkaktojnë Serbisë edhe në kryeqytetin e tyre, në Beograd, ku Liverpooli i Shaqirit luan me Crvena Zvezdën, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, kjo dëshirë e tyre nuk do të bëhet realitet, pasi trajneri i të kuqve, Jurgen Kloop, ka vendosur që Xherdanin të mos e ftojë për këtë ndeshje.

-Advertisement-

Në arsyetimin e tij, Kloop ka thënë se dëshirojnë të jenë të fokusuar 100% tek futbolli, e jo tek politika.

“Dëshirojmë që të jemi të respektueshëm dhe të shmangim vëmendjen. Shaqiri nuk është i përfshirë dhe ai e pranon dhe e kupton këtë. Shaq është lojtari ynë, dhe ne e duam, ai do të luajë për ne në shumë ndeshje, por jo të martën”, tha Klopp.

“Kemi dëgjuar dhe lexuar për spekulimet se çfarë pritje mund t’i bëhet Shaqirit atje, dhe përkundër faktit se nuk kemi asnjë ide se çfarë do të ndodhte, dëshirojmë të shkojmë atje dhe të fokusohemi vetëm në futbollin dhe të mos mendojmë për asgjë tjetër”, theksoi mes tjerash ai.

Vet Shaqiri, i cili luajti si startues ndaj Crvena Zvezdës në ndeshjen e parë në Angli, akoma nuk është deklaruar për këtë rast. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera