Lajme

Dorëzohet padi ndaj vendimit të MI-së për përgjysmimin e çmimit të biletave

Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 14 March 2022

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve sot (e hënë) do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Infrastrukturës rreth vendimit për përgjysmimin e çmimit të biletave për disa kategori qytetarësh.

Përmes një njoftimi, kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, ka njofutuar se padia do të dorëzohet për shkelje ligjore të vendimit të Ministrisë dhe dëmtimit që u është bërë operatorëve.

“Ju njoftojmë që nesër më datë 14.03.2022 në ora 10:00 në Pallatin e Drejtësisë para objektit A, në Hajvali, do të bëjmë dorëzimin e padisë për anulimin e vendimit të Ministrisë dhe Kërkesës për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit”, tha Kurtishaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera