Dorëzohet në polici ferizajasi që gjuajti me armë në drejtim të tre personave në një veture
Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 22 May 2023
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për tentim vrasje në Ferizaj, i cili me 20 maj kishte gjuajtur me armë në drejtim të një veture ku gjendeshin 3 persona, është dorëzuar në polici pas dy ditësh.
Ai ka dorëzuar edhe armën me të cilën ka shtënë në drejtim të tre personave ndërsa sipas policisë është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Lidhur me rastin me datën 22.05.2023 në stacion policor është vet-dorëzuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.
Kujtjmë se rasti kishte ndodhur para dy ditësh ku nga policia për Gazetën Infokus kishin konfirmuar se i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjës dhe rasti po trajtohej si vrasje në tentativë.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë ne veturë me dy shokë, ka ardhur një veturë tjetër nga e cila një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima ka pësuar lëndime nga copëzat e xhamit si pasoj e shkrepjes me armë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja. I dyshuari ende nuk është hasur nga njësitë policore. Rasti në procedurë hetimore”, kishin deklaruar nga policia./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bedri Hamza sot mban tubim në Lipjan
Kandidati i PDK’së, Bedri Hamza sot mban tubim me qytetarët e Komunës së Lipj...
-
“U shemb pllaka e një shtëpie të pabanuar”, çka dihet për tragjedinë me tre viktima në Gjakovë?
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovëa. Atje...
-
Haradinaj i tronditur nga tragjedia në Jabllanicë: Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është tronditur nga tragjedia në Jabllan...
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, Gjini: Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen
Tre fëmijë vdiqën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar....
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...