Dorëhiqet deputetja e Macron që bleu €2000 të brendshme me fondet e seminareve (fotot)
Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 05 May 2022
Një deputete franceze është tërhequr nga zgjedhjet e pritura parlamentare pasi u zbulua se ka shpenzuar mijëra euro të fondeve të në rroba e të brendshme.
Coralie Dubost raportohet se i kishte kërkuar ndihmësave të saj të kontrollonin punonjësit shtëpiakë dhe të merrnin veshjet e saj nga pastrimi kimik.
39-vjecarja do të kandidonte për parlamentin me partinë e presidentit Emmanuel Macron derisa një raport i brendshëm i agjencisë së mbikqyrjes së parlamentarëve u publikua papritur në media.
Mediat vendase thonë se ajo kishte shpenzuar më shumë se 2000 euro në veshje, nga para të ruajtura për shërbime parlamentare.
Zonjusha Dubost ka shpenzuar gjithashtu pjesën më të madhe të rrogës së saj rreth 6000 euro në muaj, për udhëtime në plazh, sipas mediave vendase, madje trajtonte stafin e saj me fjalë ofenduese.
Pas publikimit të pretendimeve, gruaja e pamartuar tha për rrjetin Mediapart: “Ka ardhur koha të tërhiqem nga jeta politike dhe t’i kushtohem familjes. Jam bërë objekt sulmesh të padrejta që kanë dëmtuar grupin tim politik.”
Më tej ajo justifikohej: “Jam budallaqe, nuk jam dinake”, teksa sugjeronte se këshillimi i dobët nga ndihmësit e saj kishte kontribuar në shpenzimet e ekzagjeruara.
Zonjusha Dubost u votua për herë të parë në parlament si përfaqesuese e Herault në jug të Francës në 2017.
Hetimet ndaj saj janë një siklet për partinë në një kohë kritike para nisjes së fushatës.
Megjithse partia e Macron ‘En Marche’ kryeson në sondazhe bashkimi i të majtës mund të jetë sfidë e ashpër për të.
Ndërsa e djathta e Frontit Kombëtar megjithë humbjen e ngushtë në presidenciale, shkon e fortë në zgjedhje.
Marine Le Pen mori 41.5% të votave muajin e kaluar, që është më e larta që e djathta radikale ne France ka arritur ndonjëherë.
Të tjera
-
E konfirmon Prokuroria: Sekiraqa i dyshuar për pla*osjen e djalit të familjes “Capat” ndalohet për 48 orë
Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës i cili ndodhej në arrati pas plago...
-
Krasniqi për qeverinë Kurti: Jeni qeveri e turpit, e keni humbur rrugën, sot po “festojmë” 1 vjetorin e sanksioneve
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka ...
-
Përparim Rama paguan 102 mijë euro për asgjësim të barnave pa afat
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka nënshkruar kontratë për asgjësimin e barnave ...
-
Prishtinë: Një personit i grabiten para të gatshme
Një person në Prishtinë ka njoftuar Policinë e Kosovës se një person i maksua...
-
Vetëvendosje thyen heshtjen për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Radojçiqin
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thyer heshtjen e partis...
-
Burri dhe gruaja rrїhền mes vete në Pejë
Një çift bashkëshortor janë rrahur në qytetin e Pejës pas një mosmarrëveshje,...
-
Haki Abazi e quan Kurtin palaço pas takimit me Pamuk: As LGBTI+, as deputetët e besimit musliman nuk janë më naivë të të besojnë
Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë deputet i pavarur, Haki Abazi ka...
-
Një ditë pas zgjedhjes së presidentes së parë grua, vri*et kryebashkiakja në Meksikë
Më 23 shtator 2023, emri i kryebashkiakes, Yolanda Sanchez Figueroa bëri jeho...
-
Limak shpërblen punonjësit me pagën e 13’të
Limak shpërblen punonjësit me bonus për një vit të suksesshëm në 2023. Punonj...
-
Joseph: Qeveria ta dërgojë projektstatutin e hartuar nga SHBA-ja dhe t’ia lërë në dorë Gjykatës Kushtetuese të vendosë pwr Asociacionin
Eksperti nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare pranë Universitet...
-
Kajtazi: Një pushteti me 50.1% ia mbylli gojën zemlaku, Radojçiqi
Pas publikimit të pjesës së shkurtër të bisedës mes Shefes së Grupit Parlamen...
-
Dyshohet se është i përfshirë në vra *jen e policit Triumf Riza, i vazhdohet paraburgimi Ilir Abdullahut
Ilir Abdullahut i njohur si Liza, i është vazhduar paraburgimi edhe dy muaj. ...