Dorëheqjet, ‘pastrim’ apo ndarje e Vetëvendosjes?
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 05 January 2018
Dorëheqjet, janë bërë forma më e preferuar e zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje pas polemikave, mospajtimeve dhe përçarjeve brenda këtij subjekti politik.
Këto zhvillime, po ndodhin në kohën kur është paralajmëruar edhe mbajtja e kuvendit zgjedhor, nga i cili pritet të zgjidhen kryetari dhe kryesia e re e partisë.
Vetëvendosje, aktualisht është subjekti më i madh opozitar në Kosovë. Ndërkaq për nga numri i ulëseve në Kuvend, prin me 32 vende.
Nga postet e larta drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje tashmë kanë dhënë dorëheqje personalitete të njohura politike nga ky subjekt politik, si ish-sekretari organizativ Dardan Molliqaj, pastaj Aida Dërguti si dhe kryetari i saj, Visar Ymeri dhe nënkryetari Dardan Sejdiu.
Por, me këtë formë të shprehjes së pakënaqësisë nuk po pajtohet Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së partisë se për të gjitha mospajtimet apo dallimet në diskutime, nuk janë të arsyeshme dorëheqjet nga partia.
“Fuqia dhe ndikimi politik i Vetëvendosjes në skenën politike të Kosovës dhe në mbarë shqiptarinë, që ka ardhur duke u rritur, nuk ka ardhur vetëm si pasojë që ne i kemi konceptet e drejta, por edhe për arsye se kemi qenë bashkë gjithmonë dhe kjo është një pjesë e fuqisë sonë”.
“Në momentin që kemi të bëjmë me dorëheqje, kjo nuk i bën mirë as Kosovës as Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca.
Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se nëse dikush e ka dëmtuar Lëvizjen, janë pikërisht aktivistët, të cilët, sipas tij, nuk po dinë të ndalen.
“E nëse mendoni se Lëvizja po ‘pastrohet’, atëherë po ju siguroj që Lëvizjes s’ka me i mbetur pothuajse asgjë sepse ju vet vetë po e bëni bërllok”, ka shkruar ai.
“Për mua”, ka nënvizuar Ismaili, “secili deputet i Lëvizjes vlen njësoj pavarësisht bindjeve edhe klaneve që janë krijuar”.
“Dorëheqjet s’kanë hiç lidhje me puç, e as me etje për pushtet. S’ka as armik të brendshëm, e kopalla tjera që po ju dëgjoj duke i thënë”, ka shkruar Ismaili.
Ndërkohë, analisti politik, Imer Mushkolaj, mendon se në Vetëvendosje ka mosmarrëveshje të mëdha mes grupeve të caktuara të cilat janë formuar së fundmi, dhe se këto pakënaqësi janë shpërfaqur në prag të zgjedhjeve.
“Tashmë janë bërë të njohura çarjet pasi kanë të bëjnë me individë të ndryshëm brenda Vetëvendosjes, respektivisht me marrjen e lidershipit të partisë”.
“Por të mos ishte kjo ata do të vazhdonin të funksiononte siç ka funksionuar deri më tani, po besoj se çarjet kanë ardhur duke u zmadhuar në prag të mbajtjes së zgjedhjeve dhe kjo ka bërë që edhe grupet e pavërejtshme brenda Vetëvendosjes të dalin në sipërfaqe dhe të sjellin situatën që e kemi tash”, ka thënë Mushkolaj.
Përplasjet në Vetëvendosje, dolën në sipërfaqe pas publikimit të bisedave private mes disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku kishte edhe shprehje fyese në drejtuar Albin Kurtit.
Në ditën kur kishte dhënë dorëheqje, kryetari i deritashëm i Vetëvendosjes, Visar Ymeri kishte potencuar përçarjet e vitit të fundit në këtë lëvizje dhe, siç ishte shprehur ai, kishte bërë “të pamundurën për të ndikuar në ndaljen e tyre”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...