Lajme

Dorëheqje e papritur e këtij kandidati nga gara për kryetar të Klinës

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 21 August 2017

Seremb Gjergji nga Partia Socialdemokrate bën të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar të Klinës.

Një problem familjar e ka detyruar atë të heq dorë nga kandidimi. Bëhet fjalë për sëmundjen e gruas së tij, shërimi i së cilës është gara kryesore e Gjergjit.

“Te nderuar banore te KK Kline. Kesaj radhe nuk do te garoj per Kryetar te KK Kline. Doktorret e kane diagnostifikuar nusen time me kancer dhe gara ime kryesore eshte sherimi i saj”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Gjergji ka shtuar se pas mposhtjes së kësaj sëmundjeje ai do të rikthehet në politikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera