Lajme

Dorëheqja e Zaevit ngre pikëpyetje mbi “Open Balkan”, Vuçiqi kërkon zgjidhje nga Rama

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 01 November 2021

Dorëheqja e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut duket se e ka vendosur në pikëpyetje fatin e “Ballkanit të Hapur”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka pozuar krah kryeministrit Edi Rama teksa ndodhet sot në Glasgow në takimin e Samitit për Ndryshimin e Klimës.

Vuçiq e ka një dilemë drejtuar Ramës lidhur me vazhdimësinë e “Open Balkan”.

-Advertisement-

“Mbështetje për ‘Ballkanin e Hapur’. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, duke pasur parasysh ngjarjet në Shkup?”, shkruan Vuçiq në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera